Arrestohet 38-vjeçari në Përmet, iu gjetën 15 doza kokainë në dhomën e hotelit

PËRMET -Një 38-vjeçar ra në pranga sepse iu gjetën në dhomën e hotelit ku rrinte 15 doza kokainë. L.H. banues në Përmet kishte marrë disa dhoma hoteli dhe kokaina u gjet në njërën prej tyre.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.