135 raste të reja dhe 1 viktimë nga koronavirusi: Saranda jashtë hartës
Në 24 orët e fundit është regjistruar 1 viktimë nga koronavirus. “Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik ka informuar sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën epidemiologjike të Covid19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.
Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)
Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29