Vijojnë me ritme të larta punimet në zonën e Rrëzomës

Prej disa ditësh kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Palavli – Kopaçez në Njësinë Administrative Vergo.

Kjo rrugë ka qenë tejet problematike për banorët, pasi në këtë rrugë kishte vite pa u kryer ndonjë investim në mirëmbajtje.

Përgjatë periudhës më pak se 1 vit, kohë gjatë së cilës Njësia Administrative Vergo drejtohet nga Arkad Duka, në zonën e Rrëzomës janë kryer disa investime të qenësishme për banorët, sic ka qenë rruga Fushë Vërri – Kalasë, vënia në funksion për vaditje e ujëmbledhësit të Palavlisë, ndricimi i brendshëm në fshatin Kalasë, ndërkohë këto ditë pritet fillimi i 3 investimeve të tjera: Qendra Shëndetësore Kalasë, rruga Bajkaj – Isak dhe ujësjellësi i Vergoit.