Dalin detaje për 7 rastet me koronavirus në Tepelenë, si u infektuan në një dasmë në kryeqytet

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 7 raste pozitivë me korònavirus në qytetin e Tepelenës gjatë 24 orëve të fundit. Burime konfirmojnë se janë pjesëtarë të dy familjeve, banues në fshatin Dukaj.

Dyshohet se Còvidin e kanë marrë në një dasmë në Tiranë ku ishin të ftuar. Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive në ceremoni gëzimi apo mortore.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 119 pacientë nga 482 testime të kryera. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.