VËZHGIMI/ Sarandë e “heshtur”, bizneset respektojnë vendimin për mbylljen e muzikës
Qeveria shqiptare vendosi që pas orës 20:00 të mbyllë diskot dhe të ndalojë muzikën, si masë parandaluese ndaj Covid-19.
Një vendim që nuk u prit aspak mirë nga biznesi, të cilët e kundërshtuan fort këtë vendim të qeverisë, duke kërkuar reflektim.
Madje, u organizuan edhe protesta me moton “Muzika nuk vret”, duke pasur pasur edhe përplasje me policinë.
Megjithatë, deri në një vendim të dytë diskot dhe muzika do jetë e ndalur si në Sarandë ashtu edhe në gjithë Shqipërinë.
Në një vëzhgim të kryer nga Sarandanews.com në vendet me muzikë në qytet, vendimi i qeverisë është respektuar.
Menjëherë sapo akrepat e orës shkojnë 20:00 muzika ndalet, ndërkohë që edhe diskot e qytetit qëndrojnë të hapura, por shërbejnë vetëm si bar, duke respektuar distancimin social.
Edhe pse ata nuk e pranojnë diçka të tillë, pasi ka një ndikim të fortë në ekonominë e tyre.
Ata kërkojnë që qeveria të rishikojë vendimin dhe të lejojë muzikën. /Sarandanews.com/