Delvinë, ndahet nga jeta arsimtari Jorgo Thanasi

Një tjetër arsimtarë nga Delvina është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Bëhet fjalë Jorgo Thanasin.

“Lajmi i trishtë!

Një tjetër vlerë iu shua qytetit tonë.
Njeriu i mirë, arsimtari i nderuar, qytetari i denjë Jorgo Thanasi u largua nga kjo jetë duke lënë pas mbresa e kujtime të paçmuara tek miqtë dhe brezat e nxënësve që mësoi e edukoi.

Lamtumirë i nderuar!

Faleminderit për gjithçka që i dhe Delvinës!
Dheu të qoftë i lehtë e shpirti yt u prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiakja Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/