Vendimi i autoriteteve greke: Nga 22 Korrik – 4 Gusht, askush nuk lejohet të hyjë nga Qafë – Bota
Qeveria greke ka vendosur bllokimin e hyrjeve në Greqi nga Qafë Bota për periudhën 22 Korrik deri më 4 Gusht.
Vendimi i autoriteteve greke parashikon se nuk do të lejohet hyrje në Greqi përveç kalimeve nëpërmjet pikave të Kakavijës dhe Kapshticës.
Ndërkohë autoritetet greke kanë vendosur se punëtoret sezonalë të cilët hyjnë në Shqipëri pas datës 4 gusht nuk do të lejohen të kthehen përsëri në Greqi deri në një afat që do të caktohet më vonë nga autoritetet greke.