Humbet jetën në spitalin e Sarandës 70- vjeçari nga Delvina

Sot, në spitalin e Sarandës është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi J. Ç., rreth 70 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet se duke kryer nje riparim te një mur i vjetër në banesën e tij, në fshatin Fushe-Verri, është dëmtuar si pasojë e shëmbjes së murit.

Shtetasi J. Ç., si pasojë e demtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.