Rruga për tek Syri i kaltër, penalizon pushuesit që duan të shohin këtë atraksion natyror
Brikena Metaj
Ndërsa kalon kthesat e shumta të rrugës së gjarpëruar të Muzinës, menjëherë sapo rruga shtrohet, ndeshesh me tabelën që të orienton drejt burimit natyror të Syrit të kaltër, ku ndalesa duket e pashmangshme.
Monumenti natyror më i rëndësishëm përgjatë aksit nacional Gjirokastër – Sarandë, numëronte deri një vit më parë, para pandemisë, rreth 2000 vizitorë në ditë.
Zona me një hapësirë prej 180 hektarë ka një nivel të lartë biodiversiteti dhe habitatesh, por rruga nuk është ajo që vizitorët meritojnë.
Mungesa e shërbimeve dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë janë një minus i madh për këtë park.