I deleguari i PD-së për Sarandën publikon pamjet nga punimet tek shëtitorja: Kulmi i sezonit ka sjellë këtë situatë në Lungomare

I deleguari i PD-së për të mbuluar zonën e Sarandës, është ish- deputeti i Shkodrës Romeo Gurakuqi.

Përmes një postimi Gurakuqi ka publikuar pamjet nga punimet tek shëtitorja e Sarandës, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

“5 korrik 2020, eshte kulmi i sezonit turistik dhe perla turistike e Shqiperise, Saranda, edhe kete vit nuk “ia ben dot me sy” Korfuzit te turizmit elitar Edi Rama!

“Perllogaritjet e sakta” te menaxhereve tuaj te Rilindjes Urbane kane sjelle ne kete situate Lungomaren e qytetit”, shkruan Gurakuqi. /Sarandanews.com/