Plas sherri në Delvinë: Një në spital në Tiranë, tjetri në polici

Një sherr mes një të riu rreth 25 vjeç dhe një burri rreth 50 vjeç ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Delvinës.

Sherri ka degraduar në përdorimin e dhunës, ku si pasojë burri ka marrë dëmtime të rënda në fytyrë dhe është transferuar në Tiranë për ndërhyrje mjekësore.

Pas ngjarjes Policia ka shoqëruar të riun në Komisariat dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjrjes.