Finiq, vijojnë me ritme të shpejta punimet për ujësjellësin e 13 fshatrave

Kantierin e firmës që ka marrë përsipër ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal të Finiqit nga Burimet e Merkos ka vizituar sot kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço.

Kjo vepër e cila financohet tërësiht nga buxheti i shtetit dhe në fazën e parë me fondin 466,528.839 lekë pa TVSH do të ndëtohen linjat e jashtme dhe depot në fshatrat Kulluricë, Livadhja, Kalivja, Llazat, Kalcat, Sopik, Lefter Talo, Vagalat, Gravë, Qesarat, Karroq dhe Pandalejmon. Rrjetet e brendshme të këtyre fshatrave do të financohen vitin tjetër.

Gjatë komunikimit me sipërmarrësit dhe inxhinjerat por edhe nga verifikimet në vend, kryetari zoti Kiço ka konstatuar se punimet vazhdojnë me intensitet në çdo fshat si për hapjen e kanaleve ashtu dhe për ndërtimin e depove të reja të ujit.

Me këtë rast, kryetari, i gjendur afër fshatit të Karroqit ka vizituar së bashku me ekipin e tij dhe urën e këtij fshati për të nxjerrë koston e ndërhyrjes për restaurim para se të fillojnë shirat e para.

ΣΥΝΕΧΙΖΟΝΤΑΙ ΜΕ ΕΝΤΑΤΙΚΟΥΣ ΡΥΘΜΟΥΣ ΟΙ ΕΡΓΑΣΙΕΣ ΓΙΑ ΤΟ ΥΔΡΑΓΩΓΕΙΟ 13 ΧΩΡΙΩΝ ΣΤΟ ΔΗΜΟ ΦΟΙΝΙΚΑΙΩΝΤο εργοτάξιο της εταιρίας…

Posted by Δήμος Φοινικαίων – Bashkia Finiq on Tuesday, July 28, 2020