Policia Sarandës arreston 22 vjeçarin: Vodhi xhiron ditore në vendin ku punonte

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë për vjedhje një shtetas 22 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë.

Sipas policisë, kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera, bazuar edhe në kallëzimin e menaxheres së një biznesi ushqimor, dyshohet se 22 vjeçari nuk ka dorëzuar xhiron ditore në vendin ku punonte, duke përvetësuar kështu një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.