Zbulohen kubikë me kanabis jashtë Butrintit, pranga dy të rinjve nga Tirana

Zbulohen 50 kubikë me kanabis sativa në Sarandë.

Droga u zbulua në afërsi të grykëderdhjes së Butrintit, në një terren të pyllëzuar ku ishte ngritur një kasolle dhe kishte goma automjetesh të sistemuara për kultivim.

Në prangat e policisë kanë përfunduar Orjan Zekaj, 21 vjec dhe Mirdash Lila, 26 vjeç, të dy nga Tirana.