Vlorë, fluks pasagjerësh në tragete, lëvizjet lejohen vetëm për arsye …

Kjo e shtunë ka shënuar një fluks të lartë të pasagjerëve në portin e Vlorës.

Edhe pse me kapacitet të kufizuar, në respektim të rregullave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, kanë sjellë në vendin tonë 234 shtetas.

Gjatë kësaj jave nga pika e kalimit të kufirit në portin e Vlorës kanë hyrë 494 persona dhe kanë udhëtuar në drejtim të Italisë 251 pasagjerë.

Aktualisht lejohen të lëvizin vetëm shtetasit e huaj rezidentë në vendin tonë, ata që vijnë në Shqipëri për punë apo biznes dhe personat që janë të pajisur me dokumentacion të shteteve të BE-së.