Sarandë, 318 testime, përgjigjet të gjitha kanë dalë negative

Sipas informacioneve nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Shëndetit Publik, mjekut kirurg Arjan Kalcuni, nga 318 mostra të marra gjatë gjithë periudhës që kur është shfaqur koronavirusi në mars të këtij viti, të 318 – a kanë dalë negative.

Edhe përgjigja për 1 test të marrë ditën e hënë, ka rezultuar negative.

Gjithashtu drejtori Kalcuni informon se asnjëherë nuk është ndërprerë marrja e testeve në ato raste kur shfaqen shqetësime.