Saranda e pastër, 20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

ISHP ka konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se 15 raste të reja janë në Tiranë, 2 në Durrës dhe Krujë dhe edhe 1 rast në Kamzë.

ISHP bën me dije se deri më tani janë të shtruar në spitale 21 persona, ku 5 janë në terapi intensive. Mësohet se një pacient është në gjendje të rëndë, i intubuar.

Rreth 8 % e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Momentalisht, në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 65 teste për personelin mjekësor, ku 4 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja
Tiranë, 15 raste
Krujë, 2 raste
Durrës, 2 raste
Kamzë, 1 rast.

STATISTIKA

Testime totale 16817
Testime molekulare 15365
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1184
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 253
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 172
Krujë 22
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1