Punimet në aksin Kardhiq-Delvinë, nis shtrimi me asfalt i një pjese tjetër të rrugës
Në rrugën Kardhiq-Delvinë vijojnë punimet. Sot ka nisur nisur asfaltimi në një pjesë të këtij segmenti të rëndësishëm për jugun e vendit, i cili edhe pse ka nisur fillimisht diku nga viti 2007, nuk ka përdunduar ende.
Disa ditë më parë banorë të zonave ku kalon rruga protestun sepse kompania që kryen punimet iu kishte dëmtuar kanalet vaditëse të tokave të tyre. Po kështu ata ngrenin edhe shqetësimin e mosmarrjes së pagesës së shpronësimit nga qeveria.
Në vjeshtë të vitit 2010 qeveria anuloi papritur tenderin 19 milionë euro të tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, pasi kompania e skualifikuar Gjoka Kostruksion kishte tre muaj që ishte ankuar.
Kur Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP) i dha të drejtë kompanisë së skualifikuar, Ministria e Infrastrukturës e anuloi fare tenderin me arsyetimin se qeveria “ka prioritet disa çështje emergjente”.
Mirëpo dokumente të publikuara në media tregojnë se gjatë garës me 6 oferta Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) e skualifikoi dy herë kompaninë Gjoka edhe pse ajo kishte ofertën më të ulët dhe la të vlefshme vetëm ofertën e kompanisë Sulova, e cila kishte ofertën më të lartë, rreth 98.5 për qind të fondit të vënë në dispozicion nga qeveria.
Projekti i rrugës Kardhiq-Delvinë 36.5 km është planifikuar që në vitin 2007. Ai do të shkurtojë distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim. Punimet janë ndarë në 8 segmente me 8 tendera të ndryshëm.
Tre segmentet e para (gjithsej 16.6 km) kanë përfunduar, tre të dytët (gjithsej 14.6 km) janë duke u ndërtuar, ndërsa ndërtimi i segmenteve 7 dhe 8 nuk ka nisur ende. Kostoja për përfundimin e rrugës do të jetë 60 milionë euro. Tenderi që u anulua në shtator 2019 është ai i tunelit në qafën e Skërficës, pjesë e segmentit 7.