Shifrat e COVID-19/ Rama kujton karantinën: Rrezikojmë të kthehemi pas

Kryeministri Edi Rama iu ka kujtuar shqiptarëve karantinën si një masë shtrëngimi nëse vijohet me këto shifra të COVID-19.

Në një komunikim nëpërmjet faqes së tij në “Facebook” Rama tha se rrezikojmë të kthehemi pas dhe se është shumë i shqetësuar.

Ai tha se prej tre ditësh ka më shumë shtrime në spital se në kulmin e epidemisë.

“Të respektojmë ato rregulla të thjeshta apo do bëjmë si lopa që thotë populli që i bie me shqelm kovës së qumështit pasi e mbush.

Jam shumë i shqetësuar dhe dya që ta dini se nuk kam ndërmend të rri të bëj sehir se shumëkush e ka harruar fare se armiku i padukshëm ka ikur.

Prej tre ditësh ka më shumë shtrime në spital se në kulmin e epidemisë”, deklaroi Rama.