Nuk lejohen në stadiume, në Delvinë ndodh e kundërta, tifozët godasin me gurë futbollistin e tyre

Delvina është mposhtur në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushën e saj kundër Tepelenës.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-3 në favor të Tepelenës.

Por, gjatë ndeshjes së sotme ka ndodhur dhe një incident pasi tifozët janë irrituar me rezultatin e ndeshjes së sotme dhe kanë hedhur gura në fushë.

Si pasojë e kësaj është qëlluar në kokë futbollisti Keli Musta, i cili është transportuae drejt spitalit të Delvines me urgjencë.

Një rast i pazakonte pasi dhuna nuk ështē zgjidhje por dhe për faktin se tifozët janë të ndalur të ndjekin takime.