Fitore spektakolare e Butrintit, mposht me 10 lojtarë Tomorrin

Pas më shumë se dy muaj ndërprerje, Kategoria e Dytë u rikthye sot ku skuadra e Butrinit luajti në transfertë përballë Tomorrit.

Një 90 minutësh mjaft i fortë dhe emocionues u zhvillua në Berat, ku Butrinti mori një tre pikësh të artë në këtë duel, duke fituar me rezultatin 1-3.

Një fitore plotësisht e merituar për Butrintit që bëri një përmbysje të “çmendur” të rezultatit edhe pse ishin me 10 veta në fushën e lojës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Karemani në minutën e 53-të fal një 11 metërshi.

Ky gol nuk e demoralizoi Butrintin që arriti të bëjë një përmbysje spektakolare duke shënuar dy gola me anë të Llojas në minutën e 79-të, Zhollit në të 83-të dhe Dobrës në minutën e 86-të, që vulosën fitoren e skuadrës së tyre.

Një tre pikësh plotësisht i merituar për Butrintit që mban vendin e katërt me 35 pikë të grumbulluara, ndërsa Tomorri renditet në vendin e parë me 40 pikë.

Sfida e rradhës për Butrintin do të jetë në Sarandë kundër Skraparit. /Sarandanews.com/