Energji pa ndërprerje gjatë sezonit turistik/ Instalohet nënstacioni i lëvizshëm për fshatrat e Jugut
Me synim rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike dhe në mbështetje të sezonit turistik bregdetar në jug të vendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group sh.a, bëri të mundur instalimin e nënstacionit të lëvizshëm në fshatin turistik të Borshit, Sarandë.
Ky nëstacionin, investim i OSHEE është i lidhur me rrjetin 35kV dhe bashkërendon me nënstacionet e tjera, atë të Bunecit dhe Himarës, si garanci e rritur për furnizim normal me energji elektrike.
Nënstacioni me fuqi 7.5 MVA furnizon fshatrat turistikë të Borshit, Qeparoit dhe Fteren.
Përmes nënstacionit të lëvizshëm të vendosur në Borsh reduktohet ngarkesa e linjave elektrike për Lukovën, Piqerasin,Vunoin dhe Dhërmiun.