Dritë jeshile për sarandiotin Bledar Islami, mblidhet shuma e duhur për operacionin
Vetëm pak ditë pas bërjes publike në mediat lokale të rastit Bledar Islami, i riu që pas një aksidenti në punë prej tri vitesh dergjet në shtrat dhe mundësia e vetme për t’u ringritur në këmbë është një operacion, i cili kushton 10 mijë euro, thirrjes për ndihmë, përveç disa donatorëve në shuma të konsiderueshme, i është përgjigjur edhe një emigrant nga Australia, i cili ka dërguar shumën prej 10 mijë euro.
Pas disa ditësh Bledari do të niset drejt Spitalit për të kryer operacionin.
Urojmë që operacioni të jetë i suksesshëm dhe ta shikojmë Bledarin përsëri në këmbë.