Debati për turizmin, Artan Hoxha i shkruan Fevziut: I vetmi mjek okulist në jug të vendit është kryetari i Bashkisë Gjirokastër
Gazetari investigativ Artan Hoxha, mori pjesë mbrëmjen e sotme në debatin në “Opinion” përmes një mesazhi që i çoi Fevziut në celular.
Duke folur për turizmin, Hoxha shprehu shqetësimin e mungesës së mjekut okulist në jug të vendit në rast se turisti përballet me ndonjë emergjencë.
Ai tha se i vetmi mjek okulist ku mund të marrësh ndihmën për të cilin ke nevojë është kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.
Hoxha ngriti këtë shqetësim teksa në studio ishte i ftuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili shpjegoi masat për hapjen e sezonit turistik.