Vdes nga koronavirusi ish-ministri i Shëndetësisë në Greqi

Ish-ministri i Shëndetësisë në Greqi, Dimitris Kremastinos, ka ndërruar jetë sot për shkak të koronaviusit.

Ai ka qenë për më shumë se një muaj i shtruar në spital, dhe nuk ia doli të fitonte betejën.

78-vjeçari ishte mjek në profesion, ndërkohë që ka qenë një nga njerëzit më të aftë në fushën e shëndetësisë.