U diagnostikua me COVID-19 në Tiranë, ukrainasja theu karantinën, erdhi në Sarandë për të festuar ditëlindjen
Detaje të reja kanë dalë nga shtetësja urkanisase që rezultoi e infektuar me COVID-19.
Burime bëjnë me dije se shtetasja e huaj u diagnostikuar me covid-19 në Tiranë dhe po qëndronte në karantinë.
Por, kjo e fundit shkeli rregullat e karantinës dhe udhëtoi drejt Sarandës së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar për të festuar ditëlindjen.
Pasi mbërriti në qytetin e Sarandës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe menjëherë ajo transferua drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Tashmë ajo po merr mjekim në këtë spital.
Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.
MSH deklaroi sot se janë të prekur 1099 persona me COVID-19 dhe janë shënuar 33 viktima.
Ndërkohë janë shëruar 851. Sot kanë rezultuar të infektuar 23 persona.
Harta është zgjeruar me 12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje.
57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.