“Transportuesit” kapen me drogë dhe para në Vlorë
Policia e Vlorës organizoi me sukses një operacion gjatë të cilit u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe para që dyshohet se janë fituar nga ky aktivitet kriminal si dhe u arrestuan në flagrancë 3 persona.
Në kuadër të operacionit “Transportuesit”, policia ushtroi kontroll në dy mjetet “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, ku u gjetën 24.5 kg kanabis sativa dhe 2600 euro.
Menjëherë u vunë në pranga S. D., 25 vjeç, D. D., 22 vjeç dheT. B. 34 vjeç, të cilët po transportonin lëndën narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.