Takimi në Vergo, Qilimi: Besoj dhe shpresoj të mos kemi raste të kultivimit të kanabisit dhe zjarrvënieje të qëllimshme
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka zhvilluar këtë të martë një takim me strukturat lokale dhe shtetërore në fshatin Vergo të bashkisë Delvinë, ku fokusi i bisedës ka qenë parandalimi i zjarreve dhe kultivimi i kanabisit.
Pjesë e takimit ishte dhe kryebashkiakja Majlinda Qilimi, e cila ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar:
“Ne Njesine Administrative Vergo per te diskutuar dy problematika teper te ndjeshme siç jane parandalimi i zjarreve dhe lufta kunder kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike .
Takimi u iniciua nga Prefekti i Qarkut Vlore .
Ne kete takim te rendesishem perveç specialisteve qe mbulojne keto fusha ne bashkine Delvine ,ishin te ftuar edhe perfaqesuesit me te larte te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Sarande ,Nenprefektures , Komisariatit te Policise Delvine e Sarande te cilet gjej rastin t’i falenderoj per bashkepunimin dhe pjesemarrjen ne takim .
Vleresoj shume diskutimet dhe problemet e ngritura nga kryepleqte dhe blegtoret e zones .
Besoj dhe shpresoj se do te vazhdojme te mos njohim asnje rast te kultivimit te kanabisit dhe asnje rast zjarrvenieje te qellimshme duke respektuar gjithmone legjislacionin ne fuqi”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/