Si gënjeu Hariz Mema për mungesën në protestë, sekretarja e PD Sarandë e nxjerr zbuluar
Ditën e djeshme kryedemokrati i Sarandës, Hariz Mema, u kërkoi mbështetësve të tij që të shkonin të protestonin në Tiranë pas shëmbjes së Teatrit Kombëtar.
Burimet për Sarandanews.com konfirmuan se Mema nuk e pati përkrahjen e mbështetësve të tij, duke mos shkuar në protestë.
Dhe për të mbuluar këtë dështim, Mema nxorri si justifikim bllokimin e rrugëve që kishte bërë policia e shtetit.
Është e vërtet që policia ka ngritur postoblloqe për të kontrrolluar, ashtu siç ka vepruar gjithnjë kur ka pasur protesta si në kohën e PS-së ashtu edhe të PD-së.
Mirëpo ky ishte një justitikim qesharak i Hariz Memës, pasi vetë sekretarja e PD Sarandë ka qenë e pranishme në protestë, duke mos e penguar askush.
Prezenca e Matilda Qurkut në protestën e djeshme nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Hariz Memës.
Më poshtë foto dhe statusi i shkruar nga Matilda Qurku nga protesta e djeshme.
“Kam qenë disa herë,kur isha studente në teatër dhe emocionet që të jepte ta ngrohnin shpirtin edhe pse salla mund të ishte e ftohtë!
Patjetër që e dua të renë,por jo duke hedhur poshtë të vjetrën.
Ata nuk shembën godinën por po bëjnë çdo gjë të instalojnë diktaturën✊
Me qytetari dhe vendosmëri,pa u lodhur,pa u trembur,në çdo protestë ne do të jemi aty.
There is no stability, without democracy!✌????”, shkruan Qurku. /Sarandanews.com/