Sherr në gjendje të dehur, sarandjoti plagoset me thikë
Një konflikt i momentit, nisur nga një person i dehur, ka përfunduar në plagosjen me thikë të një 43-vjeçari.
Shtetasi me iniciale F.S., 43 vjeç në gjendje të dehur është konfliktuar me dy persona të tjerë, ku njëri prej tyre ka përdorur një thikë për ta plagosur.
43-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy personave.