Sezoni turistik në Sarandë, Gurma: Jemi nje hap përpara bashkive të tjera
Si kurrë më parë, sezoni veror në Shqipëri po përballet me protokollet e diktuara nga pandemia globale.
Për të folur rreth risive, masave dhe pritshmërive, emisioni “Java në RTSH” kishte të ftuar në studio përmes lidhjes direkte kreun e bashkisë Sarandë, Adrian Gurmën, që komentoi situatën dhe sezonin turistik për panelin e emisionit.
Adrian Gurma tha se institucioni që ai drejton ka dëgjuar kërkesat dhe opinionet e operatorëve turistikë dhe i ka përcjellë ato në instancat shtetërore.
“Saranda këtë vit do të ketë përmirësime sa i përket furnizimit me ujë dhe energji elektrike.
Madje në Sarandë shohim edhe një ‘bum’ kërkesash nga të huajt për të blerë apartamente.
Dua të shtoj se prej tre javësh fundjavat në Sarandë janë si fundjava normale.
Fakti që jemi një bashki e gjelbër duket se ka bërë që të jemi një hap përpara bashkive të tjera në këtë aspekt” – tha kryebashkiaku Gurma.