Nga Gjirokastra Ambasadori i Italisë në Shqipëri premton më shumë bashkëpunim midis dy vendeve

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi ka pritur sot ambasadorin e Italisë në Shqipëri Fabricio Bucci.

Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve njëherazi dhe zhvillimi i turizmit e kulturës.

Në prononcimin për mediat ambasadori është shprehur i lumtur që ndodhet në Gjirokastër dhe se do të vazhdojë të vijë në qytetin e gurtë më shpesh.

” Jam i lumtur që ndodhem këtu .Gjirokastra është një qytet i bukur. E kam njohur nëpërmjet librave të Kadares , jam i apasionuar pas librave të tij dhe tani po e njoh nga afër këtë vend.Kjo është vizita ime e parë në Gjirokastër.

Fola me kryetarin për disa projekte për trashëgiminë kulturore dhe të tjera .Edhe në Itali duket se ka një interes për Shqipërinë për ta vizituar nga turistë prandaj ky do të jetë dhe një nga prioritetet e mia për të ardhur më shpesh në këtë vend.”

Ndërsa kryebashkiaku Golemi ndër të tjera ka shprehur ngushëllimet edhe për numrin e lartë të njerëzve që kanë humbur jetën në këtë shtet për shkak të Covid 19.

” Jam i lumtur për praninë e ambasadorit në Gjirokastër si një nga vizitat e tij të para jashtë Tiranës pasi Gjirokastra është dhe zonë e gjelbërt.Gjithashtu dua në emër të qytetarëve gjirokastritë ti shpreh ngushëllimet ambasadorit për të gjithë jetët e humbura të njerëzve nga Covid 19 gjatë kësaj periudhe.Italia është i vetmi vend mik , i cili na është gjendur shumë dhe që me Gjirokastrën ka shumë lidhje .Ka patur në vitet 20-30 për linjën ajrore midis Gjirokastrës dhe Italisë ,dhe sot kemi më shumë mundësi për bashkëpunim , kemi kulturë, trashëgimi, histori .Mora mbështetjen e ambasadorit për investime konkrete në Gjirokastër, e falenderoj dhe uroj të kemi për shumë kohë bashkëpunim me të.”

Pas takimit në bashki , ambasadori u ndal dhe në universitetin Eqrem Çabej ku u takua me rektorin e këtij universiteti Bektash Mema, për të biseduar rreth bashkëpunimit , fal programeve mbështetëse për studentët , midis dy vendeve, si dhe projektet që priten të marrin jetë në vijim.