2 vite nga përfundimi i Ecokampusit në Sarandë, por jashtë funksioni

Prej shumë se 2 vitesh punimet në ndërtesën e Ecokampusit universitar kanë përfunduar.

Mjediset e mësimdhënies janë ende bosh, jo vetëm nga nxënësit dhe mësuesit, por edhe nga bankat dhe mjetet mësimore, të cilat do të mundësonin që kjo godinë të vihej sa më shpejt në funksion.

Ecokampusi do të lehtësojë problemin e mbingarkesës në shkollat e tjera të qytetit të Sarandës.