Mendimi i bizneseve për draft protokollin e “MSH”: Sezon turistik si regjim ushtarak, rëndësi ka që do të punojmë
Data e nisjes së sezonit turistik nuk dihet ende, por ministria e turizmit në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë kanë përgatitur një draft protokoll për masat anticovid gjatë pushimeve verore. Deri në përfundim të pandemisë pushuesit do të mbajnë distancë prej 3 metrash edhe gjatë notimit. Ndërsa nga çadra në çadër distanca do të jetë të paktën 4 metra e nga vija e bregut deri te brezi i parë i çadrave 10 metra.
Edhe shezlonet në zonën e pishinës duhet të jenë në grup dyshe në distancë të paktën 2 metra larg nga një grup te tjetri. Detyrën për monitorimin e respektimit të distancës sipas draft protokollit pritet ta ketë vrojtuesi i stacionit të plazhit.
“Do të jetë një sezon turistik si them unë në regjim ushtarak dhe jo tradicional.
Sipërmarrësit turistikë do të duhet të trajnojnë stafin si dhe të shtojnë punonjës. Një person do te caktohet përgjegjës si Kordinator anticovid që do të organizojë rregulloren e brendshme për zbatimin e masave. Ambjentet do të dezinfektohen vazhdimisht, ndërsa bizneset duhet të kenë gjendje inventarin me pajisje mbrojtëse si maska, doreza apo veshjet me mëngë të gjata njëpërdorimshme. I gjithë personeli duhet të punojë me maska dhe doreza e këto të fundit duhet të jenë në dispozicion edhe të vizitorëve nëse ata i kërkojnë, ndoshta kundrejt një tarife.
“Është e vështirë , por jo e pamundur rëndësi ka që do të punojmë”
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, klientëve do tu matet temperatura në hyrje të ambjenteve të strukturave akomoduese si dhe do të plotësojnë një formular vetedeklarimi n për simptomat, kontaktet e afërta apo vendet që lidhen me pandeminë.
“Vetëshërbimi nuk do të lejohet, por do të jetë personeli që do të shërbejë”.
Këto masa qe po diskutohen, sipas sipërmarrësve turistikë kanë rritur kostot.
“Kosto si mjetet, si menaxhimi. Ne do kemi klientë të reduktuar si pasoje e masave.