Ksamil, Sarandë dhe Konispol, maturantët rikthehen në bangat e shkollës
323 nxënës të shkollave të Arsimit të Mesëm të Lartë, 187 tek “Hasan Tahsini”, 55 nxënës tek shkolla e mesme “Hoteleri – Turizëm”, 35 tek shkolla “5 dëshmorët” Ksamil, 26 tek shkolla private “Dea 2001” dhe 20 nxënës tek shkolla e mesme “Bido Sejko” Konispol janë rikthyer sot nëpër shkollat e tyre me rregulla shumë strikte të distancimit social dhe mbajtjes së higjienës.
Të gjitha shkollat janë të pajisura me sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve.
Nxënësit janë të pajisur secili me maska, me dezinfektantë personalë, pajisje këto të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit.
Nxënësit janë ndarë nëpër klasa me nga 9 -10 nxënës. Bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të atillë që garantojnë distancimin fizik mes nxënësve e mësuesve.
Në secilën shkollë do të ketë infermier, polici, nga një psikolog dhe një specialist nga Zyra Vendore Arsimore Sarandë.
Të gjitha shkollat janë dezinfektuar nga bashkitë.
Ndërkohë nëpër shkolla janë të afishuara gjithyashtu postera që lidhen me distancimin social, rregullat e qëndrimit në shkollë, higjienizimin, kujdesin që duhet treguar për larjen e duarve etj.