Heqja e Globit, reagon ashpër sarandiotja që jeton në Amerikë
Pas 15 vitesh, është hequr globi në Sarandë, i cili u prek pas rikonstruksionit që po i bëhet shëtitores së qytetit.
Globi u mendua në fillim për të shërbyer si zyrë turistike, ndërsa më pas u shëndërrua si pikë shitje surveniresh etj.
Aneta Mihali Xhiku, një sarandiote e cila jeton në SHBA, ka reaguar pas heqjes së globit.
“Iku Globi, ne syte tane! Dje inxhinieri i firmes Fusha me konfirmoi se Globi do te ruhej si strukture dhe me tregoi xhamat qe po i cmontonin nje nga nje, me kujdes, per t’u transportuar me pas ne Ksamil, ku do te vendosej perseri.
Sot, Bashkia Sarande dergoi punonjesit e saj dhe brenda minutes, shkaterroi nje investim 100 milione lekesh, para qe i mbledhin nga taksat tona & i marrin borxh nga Banka Boterore, per t’i ripaguar shumefish.
Flini gjume sarandjote, flini! Kot qe mundoheni te blini e rregulloni prona – askush nuk do vije te shohe betonin, se kane boll ne vendet e tyre.
Te tjera thone neper mbledhje, e sa kthejme ne krahet, bejne si duan vete :-(“, shkruan ajo. /Sarandanews.com/