Greqi, humbin jetën nga koronavirusi dy gra, 162 viktima në total
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 162, pasi dy gra të moshuara kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit, në spitalin NIMTS.
E para ka humbur jetën rreth orës 23:00 të së premtes, e cila raportohet se ishte 92 vjeçe dhe vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe kishte gjakderdhje.
E dyta, në moshën 84 vjeç, ka vdekur pak para orës shtatë të së shtunës dhe kishte sëmundje themelore (diabeti, parkinsoni).