Gara për aeroportin e Vlorës, Balluku: Rinis pas hapjes nga COVID-i, zhbllokohet në qershor, ka interes të madh
Kryeministri Edi Rama vijon inspektimet në qarkun e Vlorës. Pas shëtitores, ai u ndal te bypass-i në Vlorë duke parë nga afër punimet. “Në bypassin Vlorë punimet po ecin me ritme të larta.
Në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit.
Dhe më tej nisim lungomaren 3 drejt Radhimës, aksin e ri Orikum-Dukat si edhe procesin për tunelin e Llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel europian infrastrukturën kryesore të Vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit Jonian” tha Rama.
Ministrja Balluku i shpjegoi më tej kreut të qeverisë ecurinë në këtë segment. “Jemi në km e 27, km i 29 është në fund. Po punohet ritme të shpejta. Kompania ka marrë përsipër edhe disa pjesë, që e kemi pasur problem ku janë hedhur inertet, rruga ka 5 ura, nga të cilat kemi edhe një të vogël, të cilat pas tërmetit janë studiuar duke i futur në parametrat anti-sizmike.
Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur edhe problemin me zonën e varrezave. Tani mund ta quaj se kjo vepër po ecën me ritme të mira. Kemi qenë pak me vonesë me grafikun, por tani jemi në hapat e duhura” tha ajo.
Por cfarë po ndodh me aeroportin? Balluku u shpreh se pas rihapjes së kufijve pret që në fund të qershorit të zhbllokohet gara për të nxjerrë fituesin, pasi, shtoi ajo, interesi ka qenë shumë i madh. “Aeroportin e kemi pezulluar duke pritur një moment pas hapjes së kufijve, duke u dhënë mundësi kompanive, pasi u është kërkuar eksperienca.
Jemi duke pritur një moment oportun, që të caktojmë datën edhe si me Karavastanë, që dje janë mbyllur ofertat. Shumë kompani kanë kërkuar një shtyrje pa afat, nuk kemi një afat, por deri në fund të qershorit do të zhbllokohet, interesi ka qenë shumë i madh.
Koha e shfrytëzuar ruhet. Nuk do të nisim nga 60 ditë, por koha që u ndërpre për 12 ditë, por do të lëmë dicka më shumë se 2-3 javë për të çuar dokumentet ata që nuk kanë mundësi të vijnë” tha Balluku. Por, Edi Rama kërkoi që kjo të ndodhë më shpejt, “Mbase në maj. Së shpejti rinis aty ku u ndërpre nga covidi gara e aeroportit të Vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë)“. Covid-19 shtyu tenderin për nderimin e aeroportit të Vlorës.