Vetëm e diela karantinim i detyruar, e shtuna si ditët e tjera të javës

Ndryshe nga dy javët e kaluara kjo fundjavë nuk do të jetë e mbyllur që nga e premtja.

Ministria e Shëndetësisë ka vënedosur që edhe e shtuna të jetë si ditët e tjera të javës, nga ora 5:00 deri në orën 17:30.

Qytetarët do të vijojnë të lëvizin në këtë fashë orari, po ashtu edhe automjetet e bizneset.

Për shkak të mungesës së informacionit, qytetarët janë dyndur në rrugë për të bërë blerjet e nevojshme ashtu si java e kaluar.

Ndonëse Saranda është pjesë e zonës së gjelbërt, institucuionet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel për kujdes.

Këshillat e mbrojtjes ndaj Covid-19 mbetetn të njëjta, distancimi fizik, higjena personale, shmangia e grumbullimeve, përdorimi i dezinfektantëve, maskave dhe dorezave.

Ndërkohë, edhe të shtunën taskforca e ngritur për të kontrolluar bizneset do të jetë në terren duke bërë këshillime, ndërsa të hënën nisin ndëshkimet administrative për bizneset që nuk respektojnë masat anticovid.