EMRI/ I dënuar me 6 vjet burg për drogë në Itali, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 63-vjeçar në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane.

Mësohet se 63-vjeçari Bashkim Allushaj banues në Vlorë është dënuar nga Gjykata e Barit me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 63-vjeçari i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Bashkim Alushaj, 63 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Barit, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë