EKSKLUZIVE/ Pamjet nga aksidenti i ambulancës së Sarandës
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje.
Si pasojë e aksidentit ka mbetu i vdekur Medi Marku, i cili po transportohej si pacient nga Saranda drejt Tiranës.
Ndërkohë, është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë.
Sarandanews.com po përcjell më poshtë pamjet e aksidentit të ambulancës së Sarandës.
Pamjet ekskluzive nga aksidenti i ambulancës së #Sarandës #Sarandanews
Posted by Sarandanews.com on Monday, May 25, 2020