“Dy shtatore femrash në Muzeun e Butrintit”

Veshja e grave në antikitet e paraqitur në statujat e periudhës helenistike dhe romake nuk kishte shumë ndryshime në trevat e Ilirisë, Epirit dhe Maqedonisë. Veshja përbëhej prej tre elementësh.

Një veshje e brendshme, që zakonisht zbriste deri poshtë këmbëve, një veshje e sipërme dhe një mantel.

E para kishte mëngë të gjata ose të shkurtra, përndryshe nuk kishte dallim të madh nga tunika e burrave.

Në disa raste gratë paraqiten të veshura vetëm me këtë veshje dhe me një tjetër pa mëngë me prerje trekëndëshe apo katërkëndëshe në kraharor, të mbërthyer me tokëza apo karfica te supet e me rrip në bel.

Materiali më i përdorur për veshjet në antikitet ishte leshi por, përdorej edhe liri e kërpi.