CoVid-19/ Vetëm 8 raste të reja, shkon në 803 numri i të prekurve

8 raste janë konfirmuar pozitive ditën e sotme në Shqipëri nga  140 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit,

duke shkuar ne 803 persona, me 8 raste te reja.

Ministria bëri me dije se 5 raste jane konfirmuar në Tiranë, 2 në Elbasan dhe një në Durrës.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH, perqindja e pozitivitetit eshte me e uleta ne gjithe fazen e epidemise ne vend.