Anëtarë të komunitetit amerikan me banim në Sarandë ndihma ushqimore në Çukë

Anëtarë të komunitetit amerikan me banim në Sarandë kanë vizituar dhe kanë parë nga afër gjendjen në të cilën jetojnë komuniteti rom në Çukë dhe kanë dhuruar disa ndihma ushqimore.

Gjendja e komunitetit rom në Çukë është realisht shumë e rëndë, për të cilën nevojitet ndërhyrje nga strukturat shtetërore, pasi kushtet në të cilat ata jetojnë janë përtej çdo standarti njerëzor.