Oriku-Butrinti, zbardhet axhenda dhe stadiumi

Kategoria e Parë ende nuk i ka mësuar dy skuadrat që do jenë pjesë në edicionin që vjen. Për këtë, katër ekipe do përballën në 5 dhe 6 qershor për të mësuar dy emrat që do qëndrojnë apo do jenë prurje të reja nga Kategoria e Dytë.

Flamurtari, Oriku, Butrinti dhe Tërbuni do diskutojnë dy finale, teksa secila nga ekipet ka shanset e veta. Vlonjatët pas rrëzimit nga Superliga e shohin veten në një situatë pa krye, duke rrezikuar qëndrimin në të Parën.

Axhenda e ndeshjeve:

5 qershor / Oriku – Butrinti (Selman Stërmasi, 16:00)

6 qershor/ Flamurtari – Tërbuni (Elbasan Arena 16:00)