27 vjeçarja me Covid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet..

Elena Trifoni që jeton në Suedi u prek nga Covid-19 në muajin e gjashtë të shtatëzanisë. Kur gjendja e 27-vjeçares nga Vlora u vështirësua, mjekët i sygjeruan ndërhyrje kirurgjikale, por ajo kundërshtoi.

“I thash jo menjëherë, më tha kë dy mundësi. O do ta lindësh në kohën kur është për ta lindur dhe do të jeni që të dyja shumë sëmurë për gjithë jetën, o do ta marrim tani. Ai më tha mua që do ta marrim”, tregon ajo.

Trifoni thotë më tej se ndenji 20 ditë në koma dhe se nuk mban asnjë gjë prej atyre ditëve. Ajo shprehet se fotografinë e vajzës ia vendosën te krevati, por ajo nuk ishte e ndërgjegjshme për të.

“Më thonin për vajzën, por isha shumë e lodhur nuk kuptoja çfarë më thonin. Në fillim nuk e kuptoja për shkak të ilaçeve, por pastaj po. Ne fillim mendoja se e kisha unë fajin që ajo është tek spitali, edhe tani kështu mendoj. Sepse nuk e kisha marr me kaq seriozisht koronën, por kur e pëson pastaj…”, u shpreh 27 vjecarja.

Teksa fëmija u soll në jetë ndërsa nëna u fut në terapi intensive, i ati u karantinua pasi rezultoi pozitiv, ndaj asnjëri prej tyre nuk e pa dot.

Një jetë lindi, një jetë ishte në rrezik. Në fillim nuk na thanë asnjë përgjigje se çfarë shanci ka për të jetuar apo edhe të kundërtën për të ikur nga jeta, nuk na thanë asnjë përgjigje. Tani është në respirator”, ka treguar bashkëshorti i saj për Tch.

Çifti tashmë është zhvendosur në një spital tjetër dhe po ndjek kujdesin e veçantë për të cilin Veronika e vogël ka nevojë deri sa të nxirret nga inkubatori.