Tepelenë, i vihet flaka tyrbes së Baba Jonusit në Krahës, Dervish Mikeli: Të hetohet ngjarja, dëmton harominë fetare

Është tentuar të digjet Tyrbja dhe Mezari i Baba Joniz Gjiritit në fshatin Krahës në Tepelenë. Sipas Dervish Mikelit që shërben në Teqenë e Turanit djegia synon të dëmtojë harmoninë fetare, keqbëresit nuk arritën ta digjnin të gjithë.

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase shprehet se brenda tyrbes është djegur ‘Mezari’ një shëmbëlltyrë e një arkivoli që simbolizon misticitetin e fesë bektashiane në brendësi të tyrbes.

Ky akt vandal po hetohet nga policia për zbulimin e autoreve që në fakt kanë pasur si qëllim të djegin të gjithë tyrben e Baba Jonus në fashtin Krahës.

Dervish Mikelit që shërben në Teqenë e Turanit ka bërë dhe një apel në rrjetet sociale ku dënon dhunimin e teqesë.

E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i të drejtes time.Dje në datë 17,4,2020 ,disa injorantë që nuk kanë fe tentuan të digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit në fshatin Krahës të Tepelenës .I bëjmë thirrje institucioneve të shtetit të vënë dorë e të hetojnë për këtë ngjarje e cila është në dëm të komunitetit dhe prishjes së harmonisë ,një vlerë kjo e rrallë dhe shembull për mbarë botën .Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka të bëjë thjesht me djegjen e këtij objekti kulti por fsheh në brendësinë e saj një sërë problemesh të dëmshme të cilat jane si më poshtë :

1.Prishja e harmonisë

2.Dhunimi i të drejtës

3.Urrejtje e objekteve të kultit

4.Radikalizëm

5.Prishje e objektit të vendprehjes

6.Cënim banese etj.

Zoti në Kuranin Famëlartë thotë : Në Fe nuk ka dhunë ,është e ndarë e vërteta nga e pa vërteta. Ata që në emër të ”Zotit” dhunojnë ,djegin, vrasin e terrorizojnë nuk kanë vend në Mëshirën e Krijuesit të gjithësisë .Profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të ka thënë : Një fetar i prishur, prish një mijë të tjerë, pranë këtyre mos rrini se prishet bota .Zot mbaju dorën të prishurve që nuk dinë të ndreqin, përfundon reagimi I Mikelit.