Promovohet “shtëpiza e librit”, Gurma: Saranda në hartën botërore të qyteteve me librari falas të rrugës

Në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, bashkia e Sarandës ka marrë një nisëm mjaft interesante, duke promovuar “Shtëpizën e Librit”.

Një ide fantastike që mori dhe mbështetjen e qytetarëve, medias dhe intelektualëve, të cilët ishin në promovimin e “Shtëpizë së Librit”.

Kryebashkiaku Adrian Gurma që ishte një ndër personat kryesorë të kësaj nisme u shpreh se tashmë Saranda është në hartën botëroretë qyteteve me librari falas të rrugës.

“Me banorët e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla”, Aleksin, Karolinën, Elenin, Kiçon, Anxhelinën, shkrimtarë e qytetarë miq të librit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit i dhamë jetë nismës “Merr një libër, lër një libër, “take a book, leave a book”, duke e futur Sarandën në hartën botërore të qyteteve me librari falas të rrugës, ku kushdo mund të tërheqë libër pa pagesë dhe të lë lerë gjithashtu libër në librari”, u shpreh Gurma

Në vijim ai shtoi se “Duke lexuar bëhemi qytetarë më të mirë e më të dobishëm për veten,qytetin dhe shoqërinë”, nënvzioi kryebashkiaku.