Rama: Ja kur do të hapet kufiri me Greqinë. Qarku Gjirokastër do të kenë më shumë liri për të lëvizur
Kryeministri Edi Rama ka dhene detaje nga telefonata qe pati me kryeministrin grek.
Gjithashtu shefi i qeverise beri me dije se kur do te hapet kufiri me Greqine.
“Sot patëm një diskutim mbi strategjinë e fazës së dytë. Më parë u informoj se pas konsultimeve me miq dhe kolegë kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin grek për fazën e dytë.
Diskutuam mbi rezultatet e deritanishme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave, planin e hapjes së sezonit dhe interesin reciprok për punësimin sezonal.
E falenderova me gjithë zemër mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. Dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonale sipas kalendarit të fazës së dytë dhe për nevojën reciproke që ti çelet rrugë rreth mesit të muajit maj” tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në vijim tha se qeveria do të lehtësojë masat kufizuese sipas rajoneve dhe riskut që ato kanë për prekjen nga Covid-19.
Gjatë komunikimit në Facebook, Rama përmendi Gjirokastrën dhe Dibrën, si dy rajone që s’kanë asnjë të prekur nga koronavirusi.
Nuk ka arsye tha Kryeministri, që këto dy qarqe t’i nënshtrohen regjimit të masave shtrënguese që aplikohen në zona të tjera ku kemi vatra të Covid-19.