Sarandë, të moshuarit shijojnë lirinë pas 1 muaji të mbyllur

Të vetmëve që u lejohet të bëjnë shëtitje sot në rrugët e Sarandës dhe të gjithë vendit janë të moshuarit, që prej  një muaj u ishte ndaluar dalja për shkak se konsiderohen si kategoria më e rrezikuar nga virusi.

Ndërsa të gjithë janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi deri mëngjesin e së hënës, pensionistët sot mund të shijojnë kohën e mirë duke bërë shëtitje, vetëm me një person tjetër.

Në Sarandë të moshuarit kanë dal për shëtitje buzë detit duke shijuar dhe kohën fantastike me diell që është në qytetin bregdetar.

“Pensionistët mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje dhe ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën”, tha Rama një ditë më parë.